Saturday, July 27, 2024

Futboll Femra-Kombëtarja U-19 në Turneun Ndërkombëtar “Pirin Women’s”të Bullgarisë

Lexo

Kombëtarja shqiptare e femrave U-19 që këtë radhë drejtohej nga trajneri i ekipit të parë, shkodrani Armir Grima konkuroi në turneun “Pirin Women’s Cup” të Bullgarisë. Kalendari e ka vendosur skuadrën tonë kuqezi përballë kombëtareve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në sfidën e parë, vajzat tona u mundën me rezultat minimal 0-1, ku golin e fitores për skuadrën kundërshtare e shënoi  Olivera Çokleska në minutën e 13-të.

Në vijim, përballja tjetër me kombëtaren bullgare që luante në fushën e saj, vendaset fituan me rezultatin 4-2. Shqipëria e nisi lojën duke pasur si titullare në formacion: Spaho, Troka, Kacorri, Ferataj, Iliadhi, Tanushi, Mema, Qosja, Caka, Borci, Coka, ndërkohë që gjatë ndeshjes tekniku Grima aktivizoi edhe futbolliste të tjera nga stoli.

Pjesa e parë nisi mjaft mirë për nën 19 vjeçaret, që krijuan disa raste të mira dhe kaluan të parat në epërsi me Jehona Cokën, që shënoi një gol të shkëlqyer. Pak minuta më vonë, bullgaret barazojnë rezultatin, ndërsa shënojnë edhe dy gola të tjerë po gjatë këtij 45 minutëshi.

Në fraksionin e dytë të lojës, vendaset shënuan edhe golin e katërt. Pas këtij goli, vajzat tona u bënë më sulmuese, duke u afruar disa herë përpara portës kundërshtare. Agli Iliadhi shënoi golin e dytë për skuadrën në minutën e 87-të, duke goditur saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Kjo ishte ndeshja e dytë dhe e fundit e këtij turneu që u zhvillua në Bansko të Bullgarisë dhe që i shërbeu trajnerit të Kombëtares, Armir Grima të testojë ekipin Kombëtar U-19, me grupin e vajzave të sapokrijuara dhe të spikasë elemente të reja që mund të bëhen pjesë e Kombëtares A në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img