Monday, November 25, 2024

Futboll Moshat U-19/Derbi verior Vllaznia-Shënkolli 3-2, kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 28 pikë

Lexo

E mërkura kishte rezervuar që në Shkodër të luhen dy derbi të futbollit të moshave kategoria Superiore, derbi shkodran Vllaznia-KF Shkodra U-17 dhe derbi verior Vllaznia-Shënkolli U-19. Dy derbi që në përfundim të ndeshjeve fitues janë shpallur skuadrat kuqeblu. Vllaznia U-17 me trajnerin Brikeno Bizi mundi KF Shkodra me rezultatin 1 me 0, ndërkohë që Vllaznia U-19 me traner Luan Zmijanin mundi Shënkollin me rezultatin 3-2.

Pa lënë mënjanë takimin e parë të 17 vjeçarëve, padyshim që sfida e 19 vjeçarëve, Vllaznia-Shënkolli pritej me shumë interes nga opinioni sportiv për vetë faktin se kuqeblutë vinin si kryesues të Grupit A me 25 pikë dhe Shënkolli i dyti me vetëm 2 pikë më pak se sa Vllaznia. Një sfidë që i kishte të gjitha brenda. 90-të minuta shumë të luftuar, me gola, episode interesante dhe emocion deri në vërshëllimën përfundimtare të arbitrit, atëherë kur kuqeblutë iu gëzuan fitores me rezultatin e ngushtë 3 me 2.

Referuar kronikës së lojës, golat e shpejtë të kuqebluve, Gledian Pusi 13’ dhe Arjet Bizit 29’ dhanë përshtypjen se Vllaznia do ta kishte të lehtë fitoren e kësaj ndeshje. Por nuk ndodhi kështu, sepse goli i miqve nga Shënkolli me Klajvert Çunin 41’ i çon skuadrat në dhomat e zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve me rezultatin e ngushtë 2 me 1 për Vllazninë.

Akoma me e dyluftuar, e bukur dhe me emocione është pjesa e dytë e ndeshjes. Goli spektakël i Geralb Smajlit 74’ e thellon avantazhin e Vllaznisë në 3 me 1 duke i dhënë qetësinë e duhur skuadrës kuqeblu të drejrtuar nga Luan Zmijani. Por, shënkollasit që drejtohen nga trajneri shkodran Haris Lika nuk dorëzohen dhe pas një këmbëngulje të gjatë shënojnë përsëri, këtë radhë me anë të Françesko Daija 81’që e shkurton diferencen diferencen në 3 me 2.

Ka edhe 9 minuta lojë të kohës së rregullt dhe me shifrat 3-2 duket se takimi është rihapur. Minuta këto kur me rastet e krijuara, Vllaznia mund edhe ta mbyllte ndeshjen me një gol të katërt, por për hirë të së vërtetës, edhe miqtë këmbëngulën shumë deri në sekondat e fundit të kohës shtesë për të gjetur golin e barazimit, por që prapavija kuqeblu së bashku me portjerin Kaçaj nuk ia dhanë këtë mundësi.

E gjithë ndeshja mbyllet me rezultatin 3 me 2 në favor të Vllaznisë. Një fitore kjo e rëndësishme për skuadrën kuqeblu që me këto tre pikë ndaj një rivali direkt si Shënkolli tashmë shkon në kuotën e 28 pikëve, me plus 5 pikë më shumë se sa kundërshtari.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img