Wednesday, April 24, 2024

Eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”/Shqipëria fiton në San Marino 0-2, 6 pikë në 3 ndeshje

Lexo

San Marino-Shqipëri 0-2

Golat: Manaj 63′, Uzuni 83′

SAN MARINO: Benedetini, Batistini, Fabri, Simoncini, Rosi, Palaci, Tomasini, Golinuçi, Mularoni, Nani, Berardi. Trajner FrankoVarrela

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Veseli, Hysaj, Lenjani(Mitaj 87’), Bare, Laçi(Uzuni 46’), Ramadani, Manaj(Çikalleshi 87’), Broja(Roshi 46’). Trajner Eduardo Reja

Kombëtarja e Shqipërisë realizon fitoren e dytë në 3 ndeshjet e para eleminatore të Botërorit “Katar 2020” për Grupin I. Mbrëmjen e sotme kuqezinjtë tanë kanë mundur në transfertë kombëtaren e San Marinos me rezultatin 0 me 2. Që të dy golat e fitores janë realizuar në pjesën e dytë me autor Manaj 63′ dhe Uzuni 83′. Fitore kjo që së bashku me atë të realizuar në sfidën e parë të transfertës me Andorrën, si dhe humbjen në shtëpi me Anglinë 0-2 e çon kombëtaren tonë në kutoën e 6 pikëve duke u pozicionuar në vendin e tretë në klasifikim. Vendi i parë mbahet nga Anglia, që ka pikë të plota, 9 pikë e ndjekur nga Hungaria me 7 pikë në vendin e dytë.

Komenti

Edhe pse kishin përballë një kundërshtar modest, në 45 minutat e para kuqezinjtë tanë nuk arriten dalin në lojën e tyre. Përgjithësisht epërsia e Shqipërisë ishte e dukshme, por konkretizimi në portën kundërshtare me gol mungonte. Një lojë deri diku e mërzitshme që në pjesën e parë fikson barazimin 0-0.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime në formacion, Uzuni dhe Roshi në vend të Laçit e Brojës. Ishte pikërisht Uzuni që dha sinjalin e parë, më pas Hysaj me Roshin, për të mbërritur tek shënimi i golit me Manajn në minutën e 63-të. Një harkim nga e djathta e Uzunit dhe sulmuesi kuqezi nuk ka gabuar me kokë, duke tundur rrjetën e portës së mbrojtur nga Benedetini. Në minutën e 83-të shtylla i mohon golin kapitenit Hysaj, ndërsa dy minuta më vonë është Uzuni që devijon një gjuajtje të Veselit, duke vënë firmën e tij në shënimin e golit të dytë, 2-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img