Sunday, December 22, 2024

FUTBOLL-Nis Kampionati i Kategorisë së tretë, Kinostudio-Basania, sot në përballjen e javës së parë

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e tretë, luan këtë mesjavë ndeshjet e javës së parë. Në garë janë 15 skuadra të ndarë në dy grupe, A dhe B. Në grupin e A ku bën pjesë edhe Basania, skuadër që përfaqëson zonën e Bushatit të Bashkisë Vau i Dejës, rivaliteti për të siguruar kualifikimin në kategorinë e dytë është i madh kur kemi parasysh pjesëmarrjen edhe e ekipeve të tjera, si Klosi, Kinostudio, Eagle, Përmeti, Bulqiza, skuadra që kanë luajtur edhe më herët në këtë kategori, si dhe dy emrat e rinj,  Arnisa dhe Prestige.

Ndër to spikat, sidomos Prestigje, një klub që ka arritur të fitojë gjithçka në kompeticionet e minifutbollit, por edhe në futbollin me 9 lojtarë. Në palmaresin e tij numëron 4 tituj “6×6”, një herë kampion në “Sunday League 9×9”, fitues i FSHF Cup dhe FSHF Supercup. Pa harruar edhe përvojën e rëndësishme në arenën ndërkombëtare, duke mbërritur deri në gjysmëfinalet e Champions-it të minifutbollit, rezultati më i lartë për një ekip shqiptar në këtë eveniment.

Megjithatë, në Klubin e Futbollit Basania që drejtohet nga presidenti Ermir Shimaj, ka kohë që punohet me shumë përkushtim, ku sidomos pas emërimit të trajnerit të ri, Fatjon Hasani, i cili vjen pas një përvoje disa vjeçare nga Akademia Vllaznia, pretendojnë të jenë ato lidër të këtij grupi.

Në javën e parë, ndeshjet e të cilit luhen sot, Basania do të ndeshet në transfertë me ekipin tiranas, Kinostudio. Me përforcimet e fundit, kapitenin e Vllaznisë U21 Egzon Shimaj së bashku me Shemen dhe Drabenë, si dhe tre lojtarë të huaj nga Mali, Basania synon një përfaqësim dinjitoz.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img