Një barazim pa vlerë është konsideruar ai i regjistruar në derbin e kryeqytetit, Partizani-Tirana. Sfida e luajtur mbrëmjen e së enjtes në “Air Albania” është mbyllur në barazim 0 me 0. Ndodhi pikërisht ajo që kërkonte më së shumti Teuta, e cila duke përfituar nga barazimi në fjalë vazhdon të jetë e vetme në krye të renditjes me 62 pikë.
Referuar derbit të kryeqytetit, duhet thënë se u luajt një ndeshje plot presion dhe me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, të cilat kishin në objektiv secila fitoren e ndeshjes. Përgjithësisht, duhet thënë se Partizani ishte më mirë duke regjistruar më shumë raste të rrezikshme goli. Ndërkohë, ishte disi më e preokupuar për prapavijën, por hera herës shpërthente me kundrasulme duke kërcënuar portën e kuqe.
Në fund, vërshëllima e ndërkombëtarit Hamiti zyrtarizoi barazimin 0 me 0 duke bërë që Partizani të spostohet me 3 pikë larg Teutës kryesuese. Interesant është fakti, se për javën e ardhshme, atë të 34-tën, këto dy skuadra, Teuta dhe Partizani do të kenë përballjen direkte, përfundimi i së cilës do të përcaktojë jo pak për fatin e titullit.
Ndërkohë, edhe për Tiranën, barazimi nuk ishte aspak i favorshëm, pasi dy pikët e lëna e larguan nga pretendimet për titullin, po jo për zonën europiane, pasi me pikët që në dispozicion i ka mundësitë për një gjë të tillë.
Rezultatet e Javës së 33-të Kategoria Superiore:
APOLONIA-KUKËSI 0-3
Shënues: Ibraimi 24′ , Dragoshi, Taipi 79′
KASTRIOTI-TEUTA 1-2
Shënues: Rezi 71’/ L.Vila 42′, Bregu 54′
LAÇI-SKËNDERBEU 0-0
BYLISI-VLLAZNIA 0-1
Shënues: Avdijaj 38′