Wednesday, December 11, 2024

Basketboll Femra-Java e 13-të/Vllaznia mund Apoloninë 65-41, kualifikimi në Play-Off akoma në pikëpyetje

Lexo

Vllaznia në basketboll për femra ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Parë teksa ka mundur Apoloninë e Fierit me rezultatin 65 me 41. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është dominuar terësisht nga ekipi kuqeblu, i cili pasi fiton periodën e parë me shifrat 17-9, fiton edhe të dytën 22-14 duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 39 me 23.

Pas pushimit mes dy pjesëve, skuadra kuqeblu e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj rikthehet në fushën e lojës edhe më e fortë se sa në pjesën e parë. Dhe, kjo shpërblehet me pikët e shënuara ku për Vllazninë janë 24 të tilla kundrejt 8 të kundërshtarit duke e thelluar avantazhin në 33 pikë.

Kaq mjafton dhe trajneri Gjeçaj i jep hapësirën e duhur vajzave të reja të stolit, të cilat siç është thënë edhe më heret kanë cilësi mjaft të mira për të ardhmen e tyre. Aktivizi i i tyre në lojë bën që Apolonia të fitojë periodën e katërt 2-10, por duke mos shmangur humbjen e thellë 65-41.

Me këtë fitore, Vllaznia shton shanset e renditjes në katër skuadrat më të mira të fazës Play-Off. Aktualisht është në vendin e katërt me pikë të barabarta me Elbasanin e ndjekur nga Studenti me një pikë më pak. Por, që gjithsesi, fati i Play-Off-it vendoset në javën e fundit që luhet këtë fundjavë, ku Vllaznia është mysafire në Tiranë në një ndeshje të vështirë kundër Partizanit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img