Friday, November 22, 2024

Futboll Superiore-Java e 20-të luhet mesjavën e ardhshme në dy orare

Lexo

Java e 20-të e Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Kategorinë Superiore do të luhet mesjavën e ardhshme të 17 shkurtit 2021. Ky është vendimi i marrë nga sektori i garave pranë Federatës Shqiptare, i cili ka përcaktuar që të gjitha ndeshjet të luhen në një ditë, por në dy orare. Një javë që përballë çifte interesante, sidomos atë që do të luhet në stadiumin “Selman Stermasi”, mes Tiranës dhe Teutës si dhe Kukësi-Partizani, takim që me shumë gjasa mund të luhet në “Loro Boriçi”. Derbi i mbijetes do të jetë ai mes Apolonisë dhe Bylis. Vllaznia kryesuese udhëton në Korçë për të vijuar misionin e fitoreve, në një stadium, ku të paktën gjatë dy ditëve të fundit ka qënë i mbuluar nga dëbora. Ndërkohë, derbi tradicinal, Laçi-Kastrioti, paraqet jo pak interes, ku vendasit vijnë pas fitores në transfertë me Bylisin dhe krutanët me humbjen e pasuar me Partizanin në shtëpi. Katër takime, Tirana-Teuta, Laçi-Kastrioti, Apolonia-Bylisi, Skënderbeu-Vllaznia startojnë në orën 13.00, ndërsa çifti I fundit, Kukësi-Partizanini, në orën 16.00.

Kategoria Superiore – Java 20

Ora 13:00

Tirana-Teuta

Laçi-Kastrioti

Apolonia-Bylisi

Skënderbeu-Vllaznia

Ora 16:00

Kukësi-Partizani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img