Kategoria Superiore mbylli javen e 5-te diten e djeshme dhe nis menjehere punen per te 6-en. Nuk do te vonoje shume por do te rikthehet te luhet qe kete mesjave me 4 ndeshje mjaft interesante. U pergatit te luhej derbi i zjarrte mes Tiranes dhe Partizanit, por nje dakordesim i dy klubeve dhe FSHF beri qe kjo sfide te shtyhet per ne 19 tetor ne menyre qe te luhet ne “Air Albania”.
Ne kete menyre, Superioria nis te merkuren me 3 ndeshje te njepasnjeshme. Erzeni-Skenderbeu hap javen ne oren 15:00 me shijakasit qe vijne nga fitorja suprize me Tiranen ndersa korçaret nga 3 humbje rradhazi.
Ne oren 18:00 do te luhet dhe sfida me e rendesishme e kesaj jave. Vllaznia-Egnatia do te masin pulsin e njera-tjetres ne “Loro Boriçi” me dy skuadra qe objektiv minimal kan 4 vendet e para.
Ne oren 20:15 Teuta pret Kukesin ne Durres me bregdetaret qe duan te rikthehen te fitorja ndersa verilindoret jan zgjuar me ne fund teksa moren fitoren dhe piket e para ndaj Skenderbeut javen e fundit.
Te enjten do te luhet edhe ndeshja e fundit e kesaj jave me Laçin qe pret Dinamon ne shtepi. Kurbinasit,ashtu si dinamovitet vijne nga nje humbje dhe duan te rikthehen te piket perballe njera-tjetres.
Fatos LAMAJ