Friday, May 24, 2024

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, më 19 Nëntor në Vjenë organizon turneun tradicional festiv të futbollit- Nga Shaban Sinani

Lexo

Me rastin e festave të nëntorit, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri  organizon  turneun tradicional të futbollit në palestër me ekipet të bashkë atdhetarëve tanë që jetojnë dhe veprojnë Austri. Turneu do të mbahet më 19.11.2023, në Vjenë, (në SCHULSCHIFF (DONAUINSELPLATZ 1210 WIEN – GRG 21 Bertha von Suttner – Schulschiff).

Personi i angazhuar për marrëdhënie me publikun në kuadër të Ligës Shqiptare të futbollit në Austri, Vazhdi Bislimi, lidhur me turneun në fjalë, për Klan Maqedoni , deklaroi :

“Do të organizohet turneu tradicional me rastin e festave të Nëntorit më sakte me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptar.  Në këtë turnir do të marrin pjesë 16  ekipe  të ndara në katër grupe, Dy ekipet e para vazhdojnë garat në fazën tjetër që,do të luhet me sistemin e eliminimit. Skuadra  fituese , vendi i dytë dhe i tretë do të shpërblehen me Kupa, do shpallet lojtari më mirë dhe portierin më të mire. Të gjitha ekipet do të përbëhen me  futbollist  nga  mërgata  shqiptare  që jetojnë dhe  veprojnë Austri” tha Vaxhid Bislimi , zëdhënës i Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri

Sipas  rregullores nga  Këshilli organizativ ndeshjet e para pritet të fillojnë në orën 9:30, prandaj të gjitha ekipet pjesëmarrëse duhet të konfirmojnë praninë e tyre  prej orës 9:00,  në sallën ku do të mbahet turneu. Ndërsa të përfaqësuesit e ekipeve duhet të jenë në vendin e duhur që në orën 9:00.

Drejtuesit e Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri, ju dëshirojnë paraqitje dinjitoze në këtë turnir tradicional festiv. Le të fiton ekipi më mirë.

Shaban Sinani

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img