Partizani-Vllaznia, padyshim kryendeshja e javës së 35-të. Titulli kalon në këmbët e këtyre skuadrave. Vllaznia si rrallë herë për dy trofe ndërsa Partizani për të kthyer lavdinë e tifozëve me një përplasje brirësh në “Air Albania”.
Rruga “Europë” nuk ka fund, Laçi duket se ka në dorë fatet e një sezoni të mirë përball mbrojtjes së pa thyeshme të mirë ndërtuar nga një mjeshtër si Edi Martini. Duel mbijetese në “Fuat Toptani” të Kamzës, Kastrioti me shumë oshilacione përball Bylis që ka humbur terren, por sot kërkon qe njëra të shoqëroj Apoloninë e dorëzuar përfundimisht.
Skënderbeu që ka shtuar urinë për qëndrim përball Kukësit që duket se luan për të prishur punë. Në Fier, Tirana kërkon të bëj detyrën dhe pse ka humbur “trenin Europë”.