Thursday, April 25, 2024

Foto Lajm-Kuqeblutë nisen drejt kryeqytetit, kapiteni Gurishta, mesazh domethënës me timonin e suksesit të titullit kampion!

Lexo

Me seancën stervitore të së enjtes, e fundit anti-Partizan, skuadra kuqeblu ka mbyllur përgatitjet për sfidën e së premtes. Tekniku Brdariç së bashku me kolegët e tij të stafit teknik kanë fiksuar gjithçka në lidhje me emrat që do të hedhin në fushë nga minuta e parë. Ndërkohë, mbrëmjen e së enjtes, përmes një entuziasmi dhe morali të lartë, skuadra ka udhëtuar për në Tiranë për betejen e madhe të pasdites së premte, përfundimi i së cilës mban peshë titulli. Ajo që ka tërhequr vemendjen në nisje nga qyteti verior ka qënë vendosja e kapitenit Erdenis Gurishta në drejtimin e autobusit me dekor kuqeblu, ku me timonin në duart e tij, kërkon të përcjellë mesazhin se Vllaznia po udhëton drejt kryeqytetit për suksesin e radhës. Që do të thotë se tre pikëshi ndaj Partizanit ka “aromë” titulli!  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img