Futboll Vajza-Kupa e Shqipërisë Egnatia dhe Apolonia, një hap larg finales

Janë zhvilluar ndeshjet e para gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë për vajza, me dy fitore të thella që afrojnë skuadrat e Egnatias dhe Apolonisë me finalen e madhe të këtij edicioni.

Egnatia triumfoi me rezultatin 4-1 ndaj Tiranës në sfidën e luajtur mesditën e sotme, ndërsa Apolonia siguroi një fitore bindëse 0-5 në transfertë ndaj Kinostudios.

Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 23 prill dhe priten të përcaktojnë dy finalistet e edicionit të 16-të të Kupës së Shqipërisë.

Rezultatet e gjysmëfinaleve (ndeshjet e para):

Egnatia 4-1 Tirana / Tirana – Egnatia (23 prill)

Kinostudio 0-5 Apolonia / Apolonia – Kinostudio (23 prill)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu