Saturday, September 21, 2024

Futbolli i Amerikës së Jugut është në zi, Humb jetën në fushë, uruguajani Izquierdo

Lexo

Lojtari u rrëzua në fushë të enjten e kaluar pak para përfundimit të ndeshjes së Copa Libertadores mes Sao Paulos dhe Nacional

Futbollisti uruguaijan, Juan Izquierdo vdiq në spitalin Albert Einstein në Sao Paulo, Brazil në orën 21:38 me orën lokale pas “arrestit kardio-respirator të lidhur me aritminë kardiake”.

Lojtari u rrëzua në fushë të enjten e kaluar pak para përfundimit të ndeshjes së Copa Libertadores mes Sao Paulos dhe klubit uruguaijan Nacional, ku ai luante.

“Futbolli i Amerikës së Jugut është në zi, “tha presidenti i Conmebol, Alejandro Domínguez. Futbollisti ishte në gjendje kritike që nga e diela. Izquierdo ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë: më i vogli, një djalë, lindi në fillim të gushtit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img