Saturday, November 23, 2024

Futbollistët shqiptar, Muçi e Rashica fitojnë Kupën e Turqisë

Lexo

Fitore dramatike e Beshiktashit, 3-2 përballë Trabzonsporit

Beshiktashi, skuadra turke ku aktivizohen Ernest Muçi e Milot Rashica, ka arritur një fitore dramatike në finalen e Kupës së Turqisë, 3-2 përballë Trabzonsporit.

Një sfidë ku Muçi startoi që nga minuta e parë, për të luajtur deri në minutën e 90-të, për tu zëvendësuar nga Kilicsoy, ndërsa Rashica u aktivizua në minutën e 64-ët në vend të Ghezzal.

Pavarësisht lojës voluminoze të Beshiktashit, Trabzonspori kaloi i pari në avantazh në minutën e 13-të me anë të Onuachu. Megjithatë, barazpesha u vendos në fundin e pjesës së parë nga një penallti e shkaktuar nga Enis Bardhi(Trabzonspor) dhe e kthyer në gol nga Ghezzal.

Në pjesën e dytë, Ucan 54’ kaloi beshiktashin në avantazh ndërrsa Pepe 89’ riktheu edhe njëherë barazpeshën. Kur mendohej që gjithçka po shkonte drejt shtesës, ishte Al-Musrati 90’+4 që me një gjuajtje nga distanca i dhuroi fitoren 3-2, njëkohësisht edhe trofeun skuadrës së Beshiktashit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img