Tuesday, November 26, 2024

Futsal-Vllaznia dhe Flamurtari kryesojnë Kampionatin Kombëtar pas javës së dytë me nga 6 pikë

Lexo

Vllaznia e Futsallës ka mbyllur me sukses edhe ndeshjen e javës së dytë. Pas fitores në javën e parë ndaj nënkampiones, Diamant Dent me rezultatin 7-5, ndeshje kjo e luajtur në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës, skuadra e drejtuar nga Bujar Celufaj ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj ekipit Olimpik 1 Maj me rezultatin 0-3.

Me 6 pikë të grumbulluara në dy fitore radhazi, Vllaznia kryeson Kampionatin Kombëtar të Futsallit së bahsku me Flamurtarin, edhe ai me dy fitore, ku e dyta ishte kundër  ekipit të  Forcave tëe Armatosura me rezultatin 7-3. Ndërsa Tirana Futsal shijoi suksesin e parë sezonal, duke mposhtur Eagles Land 9-5 .

Rikthimi i Vllaznisë në 2022-2023 e ka zbukuruar garën e këtij sezoni. Ky është mendimi edhe i drejtuesve të sektorit amator në FSHF. “Pretendojmë që nga viti në vit ekipet pjesëmarrëse të rriten ashtu si edhe cilësia e kampionatit, të kemi sa më shumë tifozë që ndjekin ndeshjet, duke marrë shkas që nga ndeshja e parë në Shkodër, Vllaznia-Diamanti, pallati i sportit për herë të parë u ringjall dhe iu rikthyen tifozët dhe pse jo pretendojmë që çdo javë të kemi një rritje të numrit të tifozëve dhe shikueshmërisë, sepse ky është sporti i surprizave. Shpresojmë shumë që ekipet të bëjnë një lojë sa më fair-play dhe deri në fund të fitojë më i miri”, është shprehur Drejtori i Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri.

Kampionati Kombëtar i Futsallit do të zhvillohet me dy faza, me ndeshjet që do të luhen me sistem vajtje-ardhje e më pas do të vijojë edhe me fazën e play-off-it nga ku do të përcaktohet edhe fituesi i këtij kampionati që do të përfaqësojë Shqipërinë në UEFA Champions League Futsal.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img