Tuesday, April 23, 2024

Superkupa e Shqipërisë-Trajneri Josa dhe kapiteni kuqebu Gurishta, optimist për të sjellë trofeun në Shkodër(Nesër, Tirana-Vllaznia, ora 19:00, në “Air Albania”)

Lexo

Paraditja e së martës ka qënë dita e fundit stërvitore e Vllaznisë në prag të sfidës shumë të rëndësishme të Superkupës së Shqipërisë që luhet të mbrëmjen e së mërkurës, duke filluar nga ora 19:00, në stadiumin “Air Albania”, në mes Tiranës kampione dhe Vllaznisë fituese e Kupës së Shqipërisë. Në konferencën e shtypit dhënë paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri Mirel Josa dhe kapiteni Erdenis Gurishta janë shprehur optimist për ta kaluar me sukses këtë përballje dhe për të sjellë trofeun në Shkodër.

“Është një finale dhe është interesante sepse bëhet në këtë periudhë sepse jemi mësuar që Superkupa të zhvillohej përpara startit të sezonit. Të dyja ekipet duan ta fitojnë trofeun, si nga ana e lojtarëve, stafit, të dy emrat e ekipeve, Vllaznia edhe Tirana. Do të jetë një ndeshje që do t’i shërbejë vazhdimësisë, si për ne ashtu edhe për Tiranën. Çdo skuadër e do një trofe më tepër për veten e saj.”, tha fillimisht tekniku kuqeblu.

Më pas, duke folur për rikthimin e Liridon Latifit, Josa, tha: “Latifi është stërvitur shumë mirë, është stërvitur në periudhën kur pjesa tjetër e skuadrës ka bërë pushim. Vetëm dy-tre lojtarë nuk kanë bërë pushime, siç është dhe Gurishta që ka qenë me ekipin A të Kombëtares shqiptare. Problemi i Vllaznisë është që të gjejë Latifin në gjendje sa më të mirë dhe sa i përket gjendjes optimale të tij do të shihet në vazhdimësi sepse pas një periudhe kaq të gjatë dëmtimi një lojtar nuk jep dot maksimumin e tij. Dy qendërmbrojtësat nuk do të luajnë nesër. Kemi zgjidhje të tjera, ndeshja do të na shërbejë për vazhdimësinë.”

“Vllaznia gjithmonë kur ka luajtur ndeshjet finale është përgatitur për t’i fituar ato. Do të bëjmë maksimumin si skuadër po ashtu edhe si individ për ta marrë këtë trofe. Nuk e di çfarë gjendje është Tirana, ndeshjen e fundit e kemi zhvilluar me ta në kryeqytet. Tirana është Tiranë dhe nuk futet në fushë për të humbur, por për të fituar. Edhe Vllaznia gjithashtu, gjithë opinioni sportiv shkodran do që të marrë një trofe më tepër. Ne do ta shohim ndeshjen me qetësi, jo një qetësi që të na vërë në gjumë për zhvillimin e një sfide. Duhet të rrisim çdo komponent, e cila përbën një skuadër futbolli.”, vijoi më tej Josa.

Krahas sfidës së Superkupës, Vllaznia po mendon edhe për kampionatin, dhe konkretisht për ndeshjen e radhës me Egnatian. “Egnatia është një nga skuadrat më të mira në kampionat, por nuk është momenti për të folur për Egnatian. Ne duhet të flasim për ndeshjen e radhës, për Superkupën kundër Tiranës. Ne jemi përgatit me forcat që kemi sepse të gjithë flasin për lojtarët se cili do të qëndrojë apo për çfarë ka nevojë ekipi për më shumë, kjo nuk është periudhë që të bëhen këto lëvizje. Me lojtarët që kemi, me impenjimin e tyre, të stafit dhe të gjithë klubit do të mundohemi që t’i marrim maksimumin kësaj ndeshjeje.”, tha Josa, i cili më pas foli edhe për tifozët kuqeblu, të cilët pritet tgë jenë të shumtë në kryeqytet pëqr të mbështetur Vllazninë.  “Dhurata për këtë fundvit nga Vllaznia për tifozët që unë kërkoj është që të jemi një ekip sa më i konsoliduar, më të lidhur me njëri-tjetrin, lojtar-staf-tifozeri dhe të çdo gjë që bëhet në skuadër bëhet për të mirën e saj dhe nuk bëhet për të mirën e individit.”, tha ndër të tjera, njëshi i pankinës kuqeblu, Mirel Josa.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img