Shqipëri-Armeni 1-5
Formacioni i Shqipërisë: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj, Roald Halimi (C). Trajneri Erind Resuli
Kombëtarja shqiptare e futsallit zhvilloi sot ndeshjen e katërt kualifikuese ndaj Armenisë, e vlefshme për Kampionatin Europian 2026.
Në Parkun Olimpik “Feti Borova”, kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 5-1.
Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Misini (GK), Arif Limani, Arber Shkodra, Halim Selmanaj dhe Roald Halimi (C).
Pjesa e parë përfundoi pa gola 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë Armenia shënoi pesë herë me Nevedrov (x3), Melkonyan dhe Khromykh. Shqipëria gjeti golin e vetëm në minutën e 39-të me Ermir Kryeziun.
Shqipëria e Futsallit është pjesë e Grupit 6 në kualifikueset e Kampionatit Europian 2026, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.
Kuqezinjtë kanë edhe dy ndeshje në program. Më 7 mars, do të përballen në transfertë me Kazakistanin, ndërsa ndeshja e fundit do të zhvillohet më 12 prill kundër Danimarkës në Tiranë.