Tuesday, November 26, 2024

Futsall- Tirana mund në finale Diamand 7-2 dhe shpallet kampione

Lexo

Tirana është shpallur ekipi kampion i Kampionatit Kombëtar të Futsallës për këtë edicion futbollistik. Kryeqytetasit mundën në finalen e madhe të sezonit skuadrën e Diamantit me rezultatin 7-2, duke u kurorëzuar kampionë të këtij sezoni.

Ndeshja u zhvillua mbrëmjen e sotme në Pallatin e Sporteve “Asllan Rusi”, teksa dy skuadrat finaliste zhvilluan një lojë dinjitoze, duke dhuruar një paraqitje të bukur për të gjithë të pranishmit në sallë.

Pas përfundimit të ndeshjes, skuadrës së Tiranës iu dorëzua trofeu i kampionit të sezonit nga Drejtuesi i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri.

Kampionati Kombëtar i Futsallës, u rikthye të luhej sërish në muajin mars pas ndërprerjes për shkak të pandemisë Covid-19 dhe u zhvillua për gjashtë javë me radhë, ku fitues u shpall Tirana Futsall.

Më pas skuadrat iu drejtuan fazës play-off që uli siparin me finalen e sotme. Kjo fitore i jep mundësi ekipit të Tiranës të sigurojë një biletë për në kompeticionet europiane në futsall.

Në edicionin e ardhshëm pritet që ky kampionat të ketë të paktën 10 skuadra që do të garojnë për të fituar titullin kampion të vendit dhe të sigurojnë një biletë për në turnetë europian të UEFA-s në futsall.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img