Thursday, May 2, 2024

(Video) Not-Shkëlqen Vllaznia. 16 medalje në Kampionatin Kombëtar-6 Ari, 9 Argjendi dhe 1 Bronzi për notarët shkodranë

Lexo

Notarët shkodranë vazhdojnë të shkëlqenjë në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. I tillë ka qënë edhe konkurimi në Kampionatin Kombëtar për kategorinë e fëmijëve, ku Vllaznia  e udhëhequr nga trajneri i pasionuar, Kolë Shiroka ishte më i mira e krejt aktivitetit.

Në rivalitet me 135 femijë, përfaqësues të 10 ekipeve më të mira të Shqipërisë, notarët e Vllaznisë arritën të fitonin 16 medalje. Ndër to, 6 janë medalje Ari, 9 medalje Argjendi dhe 1 Bronzi.

Protagonistët e formacionit të ekipit kuqeblu që shkëlqyen në këtë aktivitet ishin nataret: Uerda Jahaj, Michelle Bushati, Viki Tafrruku, Andia Pemaj, Onida Zani dhe Skerdi Kroni.

Për t’u theksuar ishte konkurimi i notarit shkodran, Skerdi Kroni, i cili duke qënë edhe pjesëtari më i vogël i ekipit shkodran, u konsiderua si surpriza e këtij eventi.  8 vjeçari Kroni, arriti të fitojë medalje bronzi në disiplinen e 50-të metrave, stil i lirë duke marrë kësisoj edhe vlerësimet më të mira nga drejtuesit e Federatës Shqiptare të Notit.

Në prizmin individual Uerda Jahaj, arriti të fitoi dy vende të para në 100 dhe 50 metra stil delfin, si dhe tre të dyta në 100 me mix, 200 m delfi dhe 200 me stil i lirë.

Viki Tafrruku, 11 vjeç, e cila ka vetem 1 vit që stervitet me ekipin, dominoi në kategorinë B duke zënë katër vende të para në 50, 100 dhe 200 m stil i lirë, dhe 50 m stil shpinë, si dhe tre vende të dyta, në 100 me mix, 100 dhe 200 me stil shpinë.

Andia Pemaj u klasifikua dy herë e dyta në garën 100 dhe 50 m stil bretkosë. Ndërsa, Michele Bushati, një vend i dytë në garën 50 metra stil delfi.

Rezultatet teknike të Kampionatit Kombëtar për fëmijë

Uerda Jahaj

– Vendi 1- 100m delfi

-Vendi 1-50m delfi

-Vendi 2-100m mix

-Vendi 2-200m delfi

-Vendi 2-200m stil i lire

Viki Tafrruku

-Vendi 1-100m stil i lire

-Vendi 1-200m stil i lire

– Vendi 2-100m mix

-Vendi 1 –  50m shpine

-Vendi 2  –  100m shpine

-Vendi 2 – 200m shpine

Andia Pemaj 

-Vendi 2 100 bretkose

-Vendi 2- 50m bretkose

Michelle Bushati                            

-Vendi 2 – 50m delfi

STAFETA

Vendi 3-    4 x 50m stil i lire

Vendi 2-    4 x 100m stil i lire

Vendi 3-    4 x 50m mix

Vendi 3-    4 x 100m mix

(Video: Pamje nga garat e Kampionatit Kombëtar të notit për kategorinë e para të rinjve)

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img