Atleti i talentuar shkodran, Franko Burraj, i cili stërvitet nga trajneri i tij, Bruno Rrotani, vazhdon të prodhojë rezultate të larta. Pas fitimit të vendit të parë në Kupën e Shqipërisë, zhvilluar pak ditë më parë në Shkodër, Franko, bëri të njëjtën gjë duke u shpallur kampion edhe në garat e Kampionatit Kombëtar të zhvilluara dje dhe sot në “Elbasan Arena”. Në të njëjtën kohë, ai vendosi rekord të ri kombëtar në garën e vrapimit 200 metra me kohën e re, 21’29 nga 21’45 që mbahej po prej tij. Me këto rezultate, atleti shkodran Franko Burraj, u shpall edhe më i miri i krejt aktivitetit për meshkuj duke merituar edhe kupën përkatëse.