Tuesday, January 14, 2025

“Giro d’Italia 2025”-Konfirmojnë pjesëmarrjen yje si Carapaz, Rogliç dhe Van Aert

Lexo

“Giro d‘Italia” i këtij viti do të jetë special jo vetëm për faktin se “starti i madh” do të mbahet në Shqipëri ku do të garohen tri etapat e para.

Organizatorët e njërës prej tri tureve më të rëndësishme të këtij sporti kanë bërë me dije ditën e sotme se për fanellën rozë do të jenë në garë emra si Richard Carapaz, Primoz Rogliç dhe Ëout Van Aert.

Richard Carapaz është një çiklist i njohur nga Ekuadori, i cili humbi fanellën rozë në 2022 në garën e parafundit në dëm të Jai Hindley. Triumfi në Itali i ndryshoi karrierën Richard Carapaz në 2019. Në 2021 ai fitoi edhe medaljen e artë në Lojrat Olimpike të “Tokyo 2021”.

Primoz Rogliç është një tjetër çiklist, i cili e ka shijuar triumfin në Itali pasi është fituar i “Giro d‘Italia 2023”.

Wout Van Aert është një tjetër profil i lartë i këtij edicioni. Çiklisti belg i talentuar është një garues total, i aftë për të konkuruar në ç’do terren.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img