Saturday, November 23, 2024

Gjashtë pikë brenda katër ditëve, drejtori-trajner i Partizanit, Arbër Abilaliaj, përgëzon skuadrën për fiton e sotme ndaj Erzenit

Lexo

Prononcimi i drejtorit sportiv dhe trajnerit të Partizanit, Arbër Abilaliaj, pas fitores 1 me 2 ndaj Erzenit

“Ishte ndeshje shumë e rëndësishme dhe shumë e vështirë, duke pasur parasysh që është kundërshtari i parë që na është mbrojtur me kaq shumë forca poshtë. Jemi munduar me kualitetin që kemi, në sipërfaqe të vogla të arrinim te goli. Shënuam golin e parë, kishim mundësi me Carën që ishte vetëm për të dyfishuar shifrat, me Rrapajn patam disa goditje. Por nuk  është asnjëherë e lehtë kur përballesh në katër ditë shumë shpejt ndaj një skuadre e cila ndaj të mëdhenjve kryesisht ka fituar, përveç Egnatias që e ka kaluar më vështirësi.

Duke pasur parasysh që kishim mundësi të lëviznim më shpejt topin, ishim përgatitur që të luanim sidomos në krahun e majtë me Maget, Muratajn, me Taipin. Pastaj patjetër që kishte tentativa për të marrë thellësinë, por pjesa më e madhe e lojës, aksionet më të rrjedhshme ishin në të majtën, se Karhrimanoviç nuk bën fazën difensive. Besoj se ia arritëm, edhe pse shpejtësia e topit ishte e ngadaltë. Janë shumë faktorë, por me sa më kujtohet në pjesën e parë Erzeni zbriti vetëm një herë me Zekën, nuk më kujtohet tjetër.

Të them të drejtën në pjesën e parë u munduam edhe të rikuperonim ku humbnim topin, ndaj Erzeni e kishte të vështirë të dilte nga mesfusha, por në të dytën u ndje lodhja në këmbët e Carës apo Rrapajt. Është edhe lodhje psikologjike se ata që luajnë mirë me topin e kanë të vështirë të shkojnë pas topit. Kemi në stol shumë lojtarë e sulmues që mund të jepnin kontributin dhe këtë bëmë.

Trajner apo drejtor? Nuk ka dyshime, i qëndroj asaj që thashë. E rëndësishme që erdhën fitoret pas dy ndeshjeve kaq afër. E rëndësishme të marrim tre pikët. Kush ka luajtur e di që është e vështirë të fitosh me Erzenin pasi ke fituar derbin 4 ditë përpara.

Demi thotë e kemi trajnerin? Deri sa marrim tre pikët besoj se kjo do të jetë përgjigja, por e përsëris që jemi duke punuar. Vetëm thjesht nuk duam që të nxitohemi për shkak të sigurisë që na jep grupi dhe duam të jetë një zgjedhje që të jetë afatgjatë në këtë drejtim. Adrenalina që është në vijën e bardhë, afër fushës, nuk ka të krahasuar me të drejtorit, është më shumë edhe ndjesia se kur luan futboll je në fushë.

Gjithë reagimet nga pankina ishin thjesht lodhje psikologjike e emocionale dhe kjo na bënte të mos rikuperonim dot topat menjëherë. Edhe me një lojtar më shumë ishim detyruar të hynim në sulm se kemi katër ditë dhe e shohim shumë mirë që kanë shumë dëshirë djemtë për të luajtur, por lodhja është lodhje dhe në fushë, mënyra se si luante, dëshira dhe agresiviteti i tyre, duhej të merrnim masat. Ishte e rëndësishme që të barazonim forcat e energjisë, ndaj zgjodhëm futbollistë të freskët që bëjnë 1 kundër 1. Kishim dëshirë të dyfishonim, edhe me Grezdën që kërkoi Mensah. Por gjithnjë vuajmë pak të konkretizojmë dhe pastaj tek-tuk në momente të caktuara me gabime individuale është e çuditshme por na shënojnë kundërshtarët.

Nëse do ta filloja nga fillimi e lojtarët do të kishin freski maksimale, do i qëndroja, pasi në mënyrën si e nisëm, kualitetin në mesfushë dhe sulm, se lojtarët që luajnë në këto reparte kanë kualitet e aftësi të jashtëzakonshëm në sipërfaqe të vogla. Nëse do të ishim të freskët, do t’i qëndroja atij plani deri në fund të lojës”, tha Abilaliaj për “MCN” pas përfundimit të ndeshjes.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img