Sunday, September 8, 2024

Gjermani Felix Zëayer, arbitri i ndeshjes Itali-Shqipëri-Euro 2024

Lexo

Gjermani Felix Zëayer është arbitri që do të gjykojë ndeshjen Itali-Shqipëri që do të luhet të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00 në Dormund.

E gjithë skuadra e arbitrave është nga Gjermania. Asistentët e kryesorit janë Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.

Shqipëria do të debutojë në Euro 2024 të shtunën në mbrëmje ndaj Italisë, kampiones në fuqi të Evropës, ndërsa dy rivalët e tjerë të grupit janë Spanja dhe Kroacia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img