Monday, December 9, 2024

Gjermani, Sven Jablonski, me 5 bashkëkombas të tij, gjykon Shqipëri-Ishujt Faroe. Të hënën, ora 20:45, në “Air Albania”

Lexo

Pas kthimit nga Moldavia, ku me barazimin 1 me 1, siguroi kualifikimin në finalet e Kampionatit Europian, “Gjermani 2024”, kombëtarja kuqezi e drejtuar nga tekniku brazilian, Silvinio, ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Ishujt Faroe.

Ndeshja në fjalë, e cila është e fundit për Shqipërinë për fazën kualifikuese të grupit E, do të luhet mbrëmjen e së hënës së ardhshme në stadiumin “Air Albania” të kryeqytetit duke nisur nga ora 20:45.

Nga sa mësohet janë përcaktuar arbitrat që do të gjykojnë këtë ndeshje, me një trupë gjykuese të përbërë me gjashtë gjermanë. Kryesor do të jetë, Sven Jablonski duke pasur si ndihmës, asistentët Las Koslovski, Eduard Bitinger. I katërt do të jetë, Frank Uillenborg. Edhe në VAR dhe AVAR, do të jenë gjerman, Bastian Dankert dhe Benxhamin Brand.

Dyshja e fundit, ajo e vëzhguesit dhe delegatit, vijnë nga Gjermania dhe Mali i Zi, përkatësisht, Kostadin Gerginov dhe Amil Gerina.

Trupa gjykuese, Shqipëri-Ishujt Faroe

Arbiter kryesor:Sven Jablonski(Gjermani)

Asistent 1:Las Koslovski(Gjermani)

Asistent 2:Eduard Bitinger(Gjermani)

Arbiter i 4:Frank Uillenborg(Gjermani)

Var:Bastian Dankert(Gjermani)

Avar:Benxhamin Brand(Gjermani)

Vezhgues:Kostadin Gerginov(Bullgari)

Delegat:Amil Gerina(Mali Zi)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img