Sunday, September 8, 2024

Gjermania shkarkon trajnerin Hansi Flick

Lexo

Pas humbjes së rëndë ndaj Japonisë me rezultatin 4-1, Federata Gjermane e Futbollit ka kthyer një fletë të re. Hansi Flick nuk është më trajner i Gjermanisë. Lajmi është dhënë nga Federata, me një njoftim zyrtar. Ky vendim ka ardhur për shkak të rezultateve të fundit, të cilat kanë qenë të dobëta.

Në 6 ndeshjet e fundit, një nga Përfaqësueset më të mëdha në botë ka marrë vetëm një fitore, një barazim, ndërsa është mundur 4 herë.

Ndërkohë për ndeshjen miqësore kundër Francës të martën në mbrëmje në Dortmund, drejtori aktual sportiv Rudi Völler, bashkë me Hannes Wolf dhe Sandro Wagner do të jenë trajnerë të përkohshëm përpara se Federata të zgjedhë pasuesin e Flick për Kampionatin Evropian.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img