Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti komenton barazimin 0-0 me Gjeorgjinë
Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti ka treguar në një lidhje direkte me emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH se ku vuajti më shumë skuadra në atë barazim 0-0 me Gjeorgjinë në “Air Albania”. “Nuk mendoj se vuajtëm në fazën mbrojtëse, por në fazën sulmuese po, vuajtëm. Kishim dy apo tre raste të mira, por na mungoi saktësia. Duhet të përmirësohemi, sidomos me skuadra të tilla, sepse do të kemi shumë ndeshje të tilla”.
“Tek Atalanta mendoj edhe për sulmin? Është instiktive. Te Atalanta e bëjmë rregullisht, luajmë dhe stërvitemi çdo ditë bashkë, ndërsa këtu është më e vështirë. Mendoj se kemi cilësi, duke parë dhe të rinjtë që kanë mbërritur. Kemi një grup të fortë. Gjeorgjia ngjan me Islandën, ndërsa Izraeli është më sulmues. Nëse më mungon goli? Është gjë e bukur. Së pari jam mbrojtës, por do të mundohem dhe të shënoj”.