Sunday, May 19, 2024

Barazimi me Gjeorgjinë, Reja: Vuajtëm mungesën e hapësirave

Lexo

Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja në lidhje direkte me emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Edoardo Reja ka komentuar barazimin 0-0 me Gjeorgjinë në miqësoren e luajtur në “Air Albania”. Në një lidhje direkte me emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në RTSH, trajneri italian është shprehur: “Pas ndeshjes me Spanjën motivimi nuk ishte i njëjti. Kur ke ndeshje kaq afër me njëra tjetrën, sigurisht që duhet dhe rotacion. Jam i kënaqur me paraqitjen e bërë nga Asllani, tregoi personalitet, nuk ka frikë në fushën e lojës. Po përpiqem të marr lojtarë të rinj, të bëjmë skuadrën më kompetitive”.

“Gjeorgjia është një skuadër shumë e vështirë për tu përballur, ka mundur dhe një skuadër si Bosnja. Djemtë vrapuan shumë dhe dhanë maksimumin. Në 20 minutat e fundit u përpoqëm të gjejmë golin, por nuk ia dolëm”.

“Vendosja e Asllanit në fushë? Asllani, ashtu si Gjasula, luajnë në të njëjtin pozicion në fushë, para mbrojtjes. Ka pasim shumë të mirë, vertikalizon, është shumë i shpejtë. Mendoj se do të ketë një karrierë të madhe përpara”.

“Skema e përdorur? Mund të provoja diçka ndryshe, por nuk kisha elementët e duhur për të bërë ndryshimet. Duhet të keshë dy skuadra për të bërë prova. Në një ndeshje tjetër ndoshta do të bëj diçka ndryshe”.

“Goditjet standarte dhe zëvendësimi i Brojës? Janë dy apo tre lojtarë që godasin: Manaj, Çekiçi e Bajrami. Dikush është më egoist, dikush më pak, e zgjidhin mes tyre. Për Brojën, nuk ishte në formën më të mirë, ka problem me kaviljen. Por mund të them se i duhen kundërshtarë më të mëdhenj për tu karikuar. Kur ndez dritat është i papërmbajtshëm”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img