Friday, September 12, 2025

Golat e Nasr dhe Çuçkes, i japin fitoren Skënderbeut ndaj Ilirisë. Korçarët kapin kreun e klasifikimit

Lexo

Skënderbeu-Iliria  2-0(Shënues: Nasr 9’ dhe Çuçka 72’)

 Skënderbeu mundi Ilirinë 2-0 në javën e tretë të Kategorisë së Parë, në një ndeshje të luftuar. Tri pikët e ngrenë skuadrën korçare në krye të renditjes, me shtatë pikë, në pritje të përfundimit të ndeshjeve të tjera të javës së tretë.

Skënderbeu u ngjit në krye të renditjes të Kategorisë së Parë, në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së tretë, pas fitores 2-0 kundër Ilirisë. Skuadra korçare fitoi me nga një gol për çdo pjesë loje, megjithatë tri pikët nuk ishin të lehta përballë miqve luftarakë, debutues në Kategorinë e Parë.

Ndeshja pati fillim të mirë për Skënderbeun, që e gjeti rrjetën në minutën e 9-të, kur Nasr shënoi me një gjuajtje të fortë me të majtën brenda zonës.

Ndeshja u zhvillua e hapur dhe të dyja skuadrat kërkuan të shënonin, por shkuan në pushim pa tundje të tjera rrjetash.

Në pjesën e dytë, Iliria hodhi më tepër sytë nga porta korçare, por vendasit e siguruar përfundimisht fitoren kur Çuçka shënoi golin e dytë në minutën e 72-të pas një aksioni të gjatë, mbyllur me gjuajtjen pak metra larg portës.

Me tri pikët, Skënderbeu kapërcen Laçin, që ka gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img