Monday, January 19, 2026

Goli i Marash Kumbullës i jep fitoren Espanyol, 1-0, kundër Getafe-La Liga, java e 32-të

Lexo

- Reklamë -spot_img

Marash Kumbulla bën “bomberin” te skuadra e Espanyol në përballjen me Getafe në javën e 32-të të La Ligës. Mbrojtësi kuqezi zhbllokoi sfidën në minutën e 39-të duke bërë që RCDE Stadium të shpërthejë.

Ndeshja nisi shumë  e luftuar, me shumë faulle dhe ndërprerje. Kishte pak afrime të rrezikshme në secilën zonë, por Espanyol goditi rastin e parë në portë. Njëqind për qind efektive.Në minutën e 39-të Kumbulla shfrytëzoi në maksimum një top të vdekur në zonë, me të majtën lëshoi ​​një gjuajtje duke firmosur për  1-0.

Espanyol arriti të ruajë deri në fund avantazhin e firmosur nga Kumbulla duke rrëmbyer tri pikë të arta në garën për tu larguar nga zona e rrezikut, ndërsa mbrojtësi kuqezi luajti deri në minutën e 72-të për tu zëvendësuar nga Fernando Calero.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img