Thursday, March 19, 2026

Goli në ndeshjen Inter Miami-Nashville, për 1/8-at e Concacaf Champions League, i 900-ti për Lioniel Messin në karrieren sportive

Lexo

- Reklamë -spot_img

Lionel Messi ka realizuar golin e tij numër 900 në karrierë. Ai gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e Inter Miami kundër Nashville, e vlefshme për 1/8-at e Concacaf Champions League.

Ylli argjentinas hapi serinë e golave me një gjuajtje rrafsh me tokën në ndeshjen me eliminim direkt të kompeticionit rajonal për klube. Me këtë gol ‘Pleshti’ arrin kuotën 81 për Inter Miami që kur ka zbarkuar në Major League Soccer (Mls) në 2023-shin.

Tetë herë fituesi i “Topit të Artë” më parë ka shënuar 672 gola për Barcelonën, 32 për PSG-në dhe 115 për kombëtaren e Argjentinës. Goli i 900-të në karrierë për 38-vjeçarin vjen 21 vite pas të parit si profesionist. Golin e parë Messi e ka shënuar për Barcelonën në fitoren 2-0 kundër Albacete në vitin 2005.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img