A e mbani mend golin e famshëm të Leo Messit në Olimpico në Romë, në suksesin e Barcelonës në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2009 kundër Manchester United? Artisti Refik Anadol, i cili punon me inteligjencë artificiale, përdori miliona të dhëna për të transformuar atë që argjentinasi e ka përmendur gjithmonë si golin e tij të preferuar në një vepër arti.
Piktura është shitur në ankand për 1.87 milionë dollarë (rreth 1.6 milionë euro) ishte në ekspozitë publike për dhjetë ditë në Qendrën Rockefeller në Nju Jork. Sipas Sky Sport, të ardhurat do të shkojnë në dobi të disa organizatave bamirëse, përfshirë partneritetin global të Fondacionit Inter Miami CF me UNICEF-in.