Grand Hotel Europa Shkodër, pret Asamblenë e Përgjithshme të Peshëngritjes. Të dielën, ora 11:00, gara për president mes atij aktual Elez Gjoza dhe shkodranit Elez Gjoza

Federata Shqiptare e Peshëngritjes, do të organizojë në fundjavë Asamblenë e Përgjithshme, të cilën e ka planifikuar të zhvillojë në mjediset komode të Grand Hotel Europa të Shkodrës.

Një gjë të tillë e bën të ditur trajneri i kombëtares Lagja, duke konfirmuar edhe orën 11:00 si fillimin e punimeve të Asamblesë me pjesëmarrjen e të deleguarve nga kryqyteti, titullarë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe nga Federata Botërore e Peshëngrijes.

Ndërkohë, sa i përket garës për postin e presidentit, trajneri i kombëtares Lagja, saktëson se konkurent për këtë post janë dy kandidatura, presidenti aktual i federatës Elez Gjoza dhe antari i kryesisë së federatës, shkodrani i mirënjohur Asim Belinova, një nga figurat më të spikatuara të sportit të shtangës në vite.

Perpos lajmit për zhvillimin e Asamblesë së Përgjithshme në Shkodër, tekniku shkodran i kombëtares së shtangës, flet edhe për   Kampionatin Evropian të peshëngritjes U23 që u zhvillua këto ditë në Raszyn të Polonisë.

Pas kthimit nga Polonia, trajneri i Lagja u shpreh i kënaqur për suksesin e kombëtares së Shqipërisë duke komplimentuar talentin Franko Ferra i cili në peshën 109 kg, fitoi 3 medalje duke rrembyer 1 medalje te arte me 162 kg dhe dy medalje te argjendta me 192 kg dhe 354 kg ne total ne dygaresh.

Për t’u theksuar ishte fakti se në ceremoninë e medaljeve të Kampionatit Evropian ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Poloni znj. Mimoza Halimi, e cila pati kënaqësinë dhe krenarinë t’i dorëzoi medaljen e artë peshëngritësit shqiptar.

Për trajnerin Lagja, ky aktivitet ndërkombëtar tregoi më së miri se brezi i ri ka filluar të zëvendësojë më së miri ato më të vjetër, ndërkohë që pohoi medalistit Ferra shumë shpejt do t’i bashkohen edhe dy peshangritësit e talentuar shkodra, Antonino Mullisi dhe Saimir Lagja, duke garantuar se në Shkodër pritet të vijnë medalje të arta dhe të argjendta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu