Sunday, November 24, 2024

Grumbullim seleksionues tek Kombëtarja U-19, 4 futbollistë kuqeblu pjesë e kuqezinjëve

Lexo

Kombëtarja shqiptare U19 e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu vazhdon organizimin e grumbullimeve seleksionuese me qëllim vëzhgimin dhe më pas edhe përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë që do të bëhen pjesë e listës bazë të kësaj kombëtareje.

Në këtë kuadër, FSHF  ka organizuar sot në Kamëz një tjetër seleksionim me futbollistë të datëlindjes 2004 dhe pjesë e këtij seleksionimi janë edhe 4 futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për dy mbrojtësit Ilah Muhaj e Arsid Talani si dhe për mesfushorët Arval Maliqi dhe William Cungu.

Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga sektori i Akademisë së Futbollit Vllaznia, i cili ndër të tjera në faqen zyrtare të këtij sektori shkruhet:

“Ne ju urojmë këtyre futbollistëve një prezantim sa më të mirë me fanelën kuqezi duke shpresuar që edhe në të ardhmen të jenë pjesë e ekipeve tona kombëtare. Një ndër qëllimet kryesore të Akademisë tonë siç e kemi bërë të ditur është nxjerrja e lojtarëve cilësorë për ekipin e parë të Vllaznisë dhe për ekipet kombëtare dhe padyshim që është kënaqësi sa herë që futbollistët e Akademisë Vllaznia grumbullohen me kombëtaret e moshave.”

Ndërkohë, bëhet me dije se në grumbullimin e mëparshëm të Kombëtares U-19 kanë qënë të pranishëm edhe dy futbollistë të tjerë kuqeblu, portjeri Aron Juka dhe mesfushori Kevin Dodaj të datëlindjes 2005 që janë pjesë e Akademisë Vllaznia U-17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img