Turneu i boksit profesionist, “Grushti i Hekurt”, i planifikuar për t’u zhvilluar pasditen e sotme t në sallën sportive “Feti Borova” të Tiranës, është gati.
Nga 11 ndeshje që përmban kalendari i këtij turneu, në katër prej tyre në ring do të ngjiten boksierë shkodranë. Bëhet fjalë për Senad Drinin, Armando Grishajn, Arjon Kajoshin dhe Nelson Hysën.
Ky i fundit, Hysaj, do të ketë ndeshjen kryesore të këtij turneu që do të boksohet në tetë raunde. Përballë Hysës, i cili në 6 ndeshje profesioniste ka realizuar 6 fitore, do të jetë Vikapita Moreiro nga Namibia, në karrieren e të cilit figurojnë 45 ndeshje në boksin profesionist.