Tuesday, April 23, 2024

Nesër, derbi shkodran i Kategorisë së Dytë, Ada-Murlani. Presidenti Rraboshta: Murlani, ka objektiv, vetëm fitoren!

Lexo

Kampionati Kombëtar i futbollit për kategorinë e dytë luan nesër ndeshjet e javës së 16-të. Në kalendarin e grupit A, spikat ndeshja, Ada-Murlani, një derbi shkodran, që këtë radhë vjen në një moment shumë deçiziv për të dy ekipet.

Nisur nga deklaratat në të dy kampet respektive, të cilët synojnë marrjen e tre pikëve, dueli në fjalë pritet të jetë shumë luftarak, pasi në një farë mënyre, sfida e nesërme mund të vendosë shumë për fatin e të dyja skuadrave.

Nisur nga pozicioni në tabelën e klasifikimit, ku Ada është e fundit me vetem 2 pikë, karikimin më të madh për fitore pritet ta kenë velipojakët e drejtuar nga trajneri Florian Frroku, pasi në rast humbje, shanset për të qëndruar në kategori zvoglohen shumë.

Por, nga ana tjetër, të njëjtin karikim, mësohet se ka edhe Murlani, i cili, edhe ai nuk është se ka pozita shumë komode në renditje. Murlanasit e drejtuar nga trajneri Vahedin Pepa, renditen në vendin e tetë me 10 pikë, duke lënë pas Bulqizën, Gramshin dhe Aden.

Nga sa bëhet e ditur, presidenca e Murlanit e ka grumbulluar skuadrën një ditë përpara ndeshjes, ndërkohë që ka akorduar një premio për fitoren e kësaj sfide.

Në pronononcimin e dhënë për Veriu Sport, përfaqësuesi i Presidencës, Bledar Rraboshta, tha se Murlani udhëton vetëm për fitore në Velipojë. Sipas Rraboshtës, skuadra është e plotë dhe shumë e motivuar për të marrë pikët maksimale në këtë ndeshje, ashtu siç veproi edhe në ballafaqimin e kaluar, ku murlanasit fituan ndaj Bulqizës me golin e shënuar nga kapiteni Kaçubela.

Madje, për bashkëpresidentin, Bledar Rraboshta, ekipi i tyre luajti mjajt mirë edhe në transfertën e Shënkollit, ku kryesuan deri dy minuta nga fundi, por duke e konsideruar ndeshjen të fituar, vendasit shënuan në dy kundrasulme radhazi duke fituar ndeshjen.

Sfida e shumë pritur nga të dyja përkatëse, Ada-Murlani, do të luhet nesër në fushën sportive “Adriatik” duke filluar nga ora 13:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img