Sunday, December 14, 2025

Gugash Magani arrin fitoren e dytë radhazi në drejtimin e Besës. Mund Lushnjen, 1-0

Lexo

- Reklamë -spot_img

Besa ka arritur të rrëmbejë fitoren e dytë radhazi me Gugash Maganin në rolin e trajnerit, në një ndeshje që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport. Kavajasit, pasi mposhtën Luftëtarin 2-1 në javën e kaluar, triumfojnë përsëri, kësaj radhe në “Roza Haxhiu” duke mundur Lushnjën me rezultatin 1-0.

Gjithçka u vendos në pjesën e parë nga një 11-metërsh i kthyer në gol nga Migone. Nuk mungoi dhe tensioni në këtë sfidë ku u dhanë tre kartona të kuq(Meta dhe Arapi të Lushnjës, Abdullai i Besës).

Me këtë fitore, Besa ngjitet në kuotën e 20 pikëve duke u renditur në vendin e 7-të. Lushnja mbetet në kuotën e 16 pikëve, në vendin e 10-të.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img