Dy futbollistë të Vllaznisë, Erdenis Gurishta dhe Ardit Krymi janë përzgjedhur nga trajnerët e ekipeve Kombëtare në formacionin më të mirë të javës së 25-të të Abissnet Superiore. Njihuni me njëmbëdhjetëshin dhe trajnerin më të mirë të kësaj jave:
Në portë është gardiani i Bylisit, Tony Batista. Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga: Erdenis Gurishta (Vllaznia), Eljon Sota (Egnatia), Naser Aliji (Dinamo City) dhe Luciano Vera (Tirana).
Në mesfushë tre lojtarët më të dalluar të javës së 25-të janë: Ardit Krymi (Vllaznia), Rafael De Freitas (Tirana) dhe Regi Lushkja (Egnatia).
Në majën e sulmit është Blaise Tsague (AF Elbasani), ndërsa krahët përbëhen nga dy sulmuesit e Laçit, Ledjo Tresa dhe Ëilliam Cordeiro Melo.
Për të dytën javë radhazi tekniku i Laçit, Francesco Moriero, është përzgjedhur trajneri më i mirë.