Sunday, May 19, 2024

Halili pas humbjes: Nuk kam çfarë të them, fitore e merituar e Partizanit

Lexo

Refik Halili ka folur pas humbjes 1-0 në derbi. Presidenti i Tiranës i jep merita Partizanit, ndërsa ndalet te merkato e janarit. Në fjalën e tij për gazetarët, Halili deklaroi:

“E pamë të gjithë që nga një gabim ne pësuam një gol. Unë them që skuadra dhe lojtarët bënë të pamundurën për ta përmbysur rezultatin. Nuk arritëm të dilnim dhe të konkludonim. Fitorja ishte e merituar e Partizanit, nuk kemi ç’themi më shumë se kaq.

Duhet të flasim me stafin, nuk është e lehtë të bësh merkato në janar, në qoftë se gjejmë futbollistë që i duhen klubit, i marrim menjëherë. Duhet të shikojmë pikët, në qoftë se pikët nuk janë aty ku duhet, rezultatet janë jo të mirat. Kampionati është i gjatë. Me rastin e festave iu uroj të gjithëve gëzuar. Shpresojmë që të jetë më e mira për klubin tonë.

Mos janë 5 pikë diferencë nga kreu, apo 4? Se janë 5 se janë 4 kjo dhemb pak për ne, shpresoj që të bëjmë më të mirën në vazhdimësi. Kam besim te çunat. Derbi është i bukur, na dhemb njëçik humbja, shpresoj që ne të bëjmë më të mirën në vazhdimësi”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img