Sunday, September 22, 2024

Hap i gabuar i kuqezinjëve. Shqipëria mundet në shtëpi nga Gjeorgjia. Mjafton goli i shënuar nga Kochorashvili për t’i dhënë fitoren miqve

Lexo

Shqipëri-Gjeorgji  0-1(Shënues: Kochorashvili 71’)

Shqipëria u mposht me rezultatin 0-1 nga Gjeorgjia, në ndeshjen e vlefshme për grupin B1, në Ligën e Kombeve.

Ndryshe nga ndeshja me Ukrainën, ku kuqezinjtë triumfuan 2-1, ndaj gjeorgjianëve, ishte një sfidë shumë e vështirë.
Skuadra e Silvinjos, e kishte thuajse të pamundur për të depërtuar në mbrojtjen kundërshtare dhe kjo konfirmohet nga fakti se nuk bënë asnjë gjuajtje në portën e Mamardashvilit.

Takimi u vendos nga një supergol i shënuar nga Kochorashvili në minutën e 71-të. Mbrojtësi gjeorgjian, i ndihmuar nga një devijim, ia doli të shënojë në portën e Strakoshës, në atë që ishte goli i vetëm i ndeshjes.

Vlen të përmendet se kjo është humbja e parë për trajnerin Silvinjo, në stadiumin “Air Albania”, nga koha kur ka marrë drejtimin e kuqezinjve.
Me këtë humbje, Shqipëria mban vendin e dytë me 3 pikë, po aq sa edhe Çekia e vendit të tretë.
Ndërkohë Gjeorgjia renditet e para, me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img