Komisari teknik i Republikës Çeke, Ivan Hašek, është përgatitur për një ndeshje të madhe të premten mbrëma. Në 20:45 të besuarit e tij do të ndeshen me Shqipërinë, një rivale që vetë trajneri e konsideroi gjatë konferencës për shtyp si pengesë kryesore drejt Botërorit.
Nuk keni qenë në takimet e mëpërshme të zhvilluara me Shqipërinë, çfarë do të bënit ndryshe?
I kam parë ndeshjet dhe mendoj se jemi kushtëzuar shumë prej tyre. Në ndeshjen e radhës them se do të ndryshojmë diçka edhe pse Shqipëria ka po ato lojtarë, por tani kanë bërë hapa para. Ata kanë më shumë eksperiencë pasi kanë luajtur në Europian. Duhet të mos bëjmë të njëjtat gabime.
E keni zgjidhur dilemën sa i përket portës?
Kemi zgjidhur gjithçka, por nuk e bëjmë publik vendimin. Kam biseduar me trajnerin e portierëve, Radek Černý dhe kemi vendosur se kush do të jetë titullari.
Po sa i përket formacionit mendon se do ta bësh bazuar mbi ekipin që fitoi përballë Ukrainës?
Do të ketë disa ndryshime nga ajo ndeshje pasi disa lojtarë janë të dëmtuar. Tani për tani ju them se kemi bërë shumë punë nga ana psikologjike.
Keni dyshime për formacionin?
I kemi idetë e qarta, më shqetëson vetëm aspekti fizik pasi lojtarët, po luajnë shumë ndeshje. Shpresoj që lojtarët të jenë në formë dhe të rikuperojnë në kohë.
A mund të jetë kjo ndeshje kyçe sa i përket ambicieve që keni për tu kualifikuar në Botëror?
Sigurisht që po. Kjo është njëra nga ndeshjet decizive për këtë objektiv që kemi. Mendoj se edhe tifozët do të na ndihmojnë shumë.