Friday, February 27, 2026

Hidhet shorti i Champions League për fazën 1/8. Përballje interesante mes Real Madrid dhe Manchester City

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në Nyon është hedhur sot shorti i fazës së 1/8-ve të Champions League, që përcakton edhe çerekfinalet dhe gjysmëfinalet e kompeticionit. Në short merrnin pjesë 8 skuadrat fituese të Play-offit, që iu bashkuan 8 të parave të fazës së ligës.

Goglat kanë përcaktuar sfida mjaft interesante, siç është përballja e gjigantëve Real Madrid-Manchester City. Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka peshkuar Bajern Mynih me Atalantën e tij. Barcelona do të përballet me Neëcastle, kurse Liverpool me Gallatasarajin dhe PSG me Chelsea.

Si funksionon shorti?

Tetë skuadrat që fituan Play-off-in sfidojnë 8 skuadrat koka serie, pra 8 të parat e fazës së parë. Kokat e serisë janë çiftëzuar mes tyre dhe me skuadrat e dala nga Play-off-i, në mënyrë që çdo skuadër të ketë dy kundërshtarë të mundshëm.

Për shembull, Atalanta e Gjimshitit dhe Bayer Leverkusen mund të ndesheshin me Arsenalin ose Bayern Munchen, pra respektivisht vendin e parë dhe të dytë të fazës së parë. Shorti nisi nga çifti i fundit kokë serie (Sporting dhe Manchester City) dhe përfundoi pikërisht tek Arsenali dhe Bayern, nga ku doli kundërshtari i Atalantës.

Në short mund të përballeshin mes tyre skuadrat e së njëjtës federatë, apo edhe ato që janë ndeshur më parë mes tyre. Rrugëtimi i skuadrave deri në finale është i përcaktuar në tabelë.

Skuadrat që kualifikohen nga 1/8-at ndjekin rrugën e përcaktuar në tabelë deri në finale dhe, si në turet e mëparshme, skuadra e pozicionuar në rreshtin inferior të çdo çifti luan në shtëpi ndeshjen e kthimit. Fitueset e gjysmëfinaleve në anën e argjendtë të tabelës do të dizenjohen si skuadra “e shtëpisë” për finale.

Kalendari deri në finale

Raundi i 1/8-ve: 10/11 dhe 17/18 mars 2026

Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 prill 2026

Gjysmëfinalet: 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026

Finalja: 30 maj 2026 (Budapest)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img