Vllaznia e futbollit femra ka mësuar kundërshtarët e ndeshjeve të Champions League. Në shortin e hedhur pasditen e sotme në Nion tëë Zvicres ka qënë i pranishëm presidenti i KFF Vllaznia Lazër Matija dhe menaxherja e përgjithshme Matilda Matija.
Në bazë të koefiçentit që skuadra kuqeblu ka patur nga pjesmarrjet e mëparshme, ka fituar të drejten për ta nisur edicionin e ri nga turi i dytë i këtij kompeticioni.
Pas përzierjes së goglave, Vllaznia kampione e Shqipërisë, është pozicionuar në grupin e katërt që konsiderohet edhe si grupi më i fortë.
Së bashku me Vllazninë në këtë janë edhe skuadra hungareze e Ferencvarosh, ajo bjelloruse e Dinamo BSUPC si dhe fituesja e grupit të parë që do të dalë nga ndeshjet e turit të parë.
Për t’u theksuar është sepse shorti ka dhënë verdiktin që të gjitha ndeshjet e grupit 4 do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, të planifikuara në fundin e muajit gusht.