Thursday, November 28, 2024

Hidhet shorti i turit 1/4 të Kupës së Shqipërisë. Erzeni-Vllaznia, çerekfinalja e pare luhet më 20 shkurt dhe 5 mars, ndeshja e kthimit

Lexo

Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka hedhur paraditën e sotme shortin e turit 1/4 të Kupës së Shqipërisë. Përzierja e goglave ka fiksuar që ekipi i Vllaznisë të përballet në këtë tur çerekfinal me ekipin e Erzenit të Shijakut. Sipas formulës së vendosur nga FSHF, ndryshe nga turet e mëparshme ku skuadrat e kualifikuara u përcaktuan me vetë m një ndeshje gteke, që prej këtuj turi dhe në vazhdim gara e Kupës do të vijojë të jetë me nga dy ndeshje, me system vajtje dhe ardhje.

Kështu, bazuar edhe në shortin përkatës, Vllaznia do ta zhvillojë ndeshjen e parë me Erzenin në transfertë me datë 20 shkurt, ndërkohë që ndeshja e kthimit, e cila do të vendosë se cila skuadër shkon në gjysëmfinale do të luhet në  stadiumin “Loro Boriçi” me datë 5 mars 2024.

Krahas çiftit Erzeni-Vllaznia, shorti i hedhur sot në mjediset e Shtëpisë së Futbollit pranë selisë përkakasë të FSHF-së, ka përcaktuar edhe çiftet e tjerë çerekfinalistë. Ato janë: Kukësi-Partizani, Teuta-Tirana, Laçi-Egnatia.

Krahhs ndeshjeve vajtje dhe ardhje me dy takime, ky tur do të shoqërohet edhe me praninë e sistemit VAR, teknologjia e të cilit do gtë jetë e pranishme në çdo ndeshje, deri në duelin final të këtij kompeticioni.

Shorti i Turit Çerekfinal të Kupës së Shqipërisë

ERZENI- VLLAZNIA

KUKESI- PARTIZANI

TEUTA- TIRANA

LAÇI- EGNATIA

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img