Sunday, May 5, 2024

Zyrtare-Marash Kumbulla largohet nga Roma dhe bëhet pjesë e Sassuolos. Mbrojtësi i Kombëtares, kalon në formë huazimi 6 mujor në një skuadër me kolegun kuqezi Nedim Bajrami

Lexo

Kishte ditë të tëra që përflitej që futbollisti i kombëtarëes së Shqipërisë, Marash Kumbulla mund të largohej nga ekipi i tij Roma për të kaluar në formë huazimi në një skuadër tjetër.

Sipas drejtuesve të klubit romak, një gjë e tillë bëhet për t’i dhënë mundësi futbollistit shqiptar të marrë minutat e duhura në fushën e lojës, pasi për hirë të së vertetës, kas kalimit të një dëmtimi të rëndë që ai tashmë e ka kaluar, hapësirat e aktivizimit tek Roma kanë qënë të pakta.

Kështu, që mes shumë mundësive që u krijuan për një lëvizje të tillë, si Kaljari, Xhenoa dhe Udineze, sipas “Tuttomercako”,drejtuesit e Romës ranë dakort që Marash Kumbulla të kalojë në formë huazimi për një afat 6 mujor tek Sassuola, aty ku Kumbulla gjen kolegun e tij të kombëtares kuqezi, Nedim Bajrami.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img