Saturday, September 28, 2024

HISTORIKE / Kapiten Gjimshiti ngre trofeun e madh, Atalanta e tij fiton Europa League!

Lexo

Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi ka shkruajtur historinë me Atalantën, duke u bërë edhe lojtari i parë në histori të Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League.

Në finalen e madhe të Dublinit në stadiumin “Aviva Stadium” Atalanta mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën si kapiten drejt triumfit historik.

Në fund Berat Gjimshiti ngriti në “qiell” trofeun e UEFA Europa League duke përmbyllur një edicion shumë të mirë në një prej kompeticioneve më të rëndësishme europiane.

Një sezon fantastik për kapitenin kuqezi që do të udhëheqë edhe Shqipërinë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img