Saturday, July 27, 2024

Historike, sot, ora 18:45 në “Loro Boriçi”, VLLAZIA-REAL MADRID. Kuqeblutë kërkojnë surprizën, spanjollët nuk pranojnë as barazimin

Lexo

20 tetor 2022. Kjo datë do të mbahet mend gjatë duke u futur në histori si ndeshja e parë e një ekipi të futbollit shqiptar që luan në fazën e grupeve vtë Ligës së Kampioneve të Europës.

Dhe, është Vllaznia e Shkodrës që e ka këtë shans, ku falë aty paraqitjeve të shkëlqyera në takimet eleminatore kualifikohet me meritë në 16-të më të mirat e Europës për të vijuar konkurimin në fazën e grupeve.

Në 18:45 nis takimi, por pak më përpara, kur skuadrat të rreshtohen për fillimin e ndeshjes, në stadiumin “Loro Boriçi” do të dëgjohet për herë të parë himni i UEFA Champion’s League. Emocione pa fund për të gjithë ato që do ta shijojnë live këtë supersfidë, por edhe ato që do ta ndjekin përmes ekranit të TV-së.

Në pritje të zhvillimit të kësaj ndeshje, të dyja skuadrat, fillimisht kampionia e Spanjës, Real Madrit dhe më pas edhe kampionia e Shqipërisë, Vllaznia e Shkodrës, kanë zhvilluar seancat e fundit stërvitore në tapetin e gjelbërt të “Loro Boriçit”.

Madje, Real Madrid, i cili ka mbërritur në orët e mesditës së djeshme, përpara zhvillimit të seancës stërvitore ka konsumuar edhe konferencën për shtyp me gazetarët e pranishëm, shqiptarë dhe spanjollë. Në prononcimet e trajnerit Alberto Toril dhe zv.kapitenes së skuadrës, Kenti Robles, përcillej vlerësimi për Vllazninë, që sipas tyre ka ardhur për meritë në fazën e grupeve, dhe për këtë duhet respektuar në maksimum.

Por, nga ana tjetër, të pyetur për objektivin e tyre në këtë ndeshje, ato deklaruan se kanë ardhur vetëm për fitore, duke mos qënë fare dakord për ndonjë barazim të mundshëm.

Një deklaratë kjo që mbetet për t’u parë pas ndeshjes, sepse nga ana tjetër, në kampin kuqeblu, trajneri Nikolin Leka, kapitenia e skuadrës, Esmeralda Franja dhe golashënuesja Megi Doçi, kanë premtuar surpriza, duke synuar që të mos dalin pa pikë nga kjo ndeshje.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img