Prononcimi i trajnerit të Partizanit, Oltijon Kërnaja, pas ndeshjes Dinamo-Partizani(2-0)
“Ekipi u përgjigj të them të drejtën, pësuam gol aksidental në momentin më të mirë, kishim rastet tona. Janë gabime që i ndodhin çdokujt, do mundohemi t’i përmirësojmë. Por më pëlqeu qasja, agresiviteti i çunave, dëshira për të luajtur përpara, për të sulmuar. Krijuam raste shënuam, u anuluan, i kishite të gjitha si ndeshje. Rezultati ndonjëherë nuk është i drejtë por shohim para, kemi të hënën përsëri ndeshje.
Nuk na imponoi kundërshtari në fushë në pjesën e parë mendoj me atë që kemi parë ne, do analizohet. Kemi qenë dominant ne jo Dinamo, ajo ishte vetëm 10 minutat e parë se djemtë ishin pak poshtë, sidomos linja e dytë. Në momentin që e rregulluam kishim rastet tona si rasti i golit, apo rasti tjetër. Por çfarë të themi, pasi vajti 2-0 sigurisht tentuam mënyrë tjetër pas minutës së 80, kur Dinamo kishte superioritet, por nuk kishim çfarë të humbnim.
Goli i parë nuk ishte rast i presionit të Dinamos, ishte gabim në pasim i Kotes dhe përsëri Bytyçi u mundua ta mbyllte, e mbylli e ata kapën gjerësinë. Nëse nuk godiste topin lojtari ynë, do dilte jashtë. Erdhi nga gabimi goli, jo nga presioni i Dinamos. Reagimi ndodhi, u munduam në një mënyrë, Dinamo po mbronte me shumë forca, tentuam të ndryshonim, nuk shkoi ashtu siç duhet, do të shohim për ditën e hënë, çfarë të bëjmë, futbolli ky është.
Ne duke parë mungesat që ishin thelbësore si Bintsuka, Gudjufi e Sembene, tentuam të ndërronim mënyrën e lojës, futëm një të ri që të ishte me mbajtje topi e vertikalizonte më shumë. Mungesat ndikojnë, janë mungesa liderësh, lojtarë kryesorë në ekip dhe shpresojmë t’i rikuperojmë më ditët në vazhdim”, tha Kërnaja për RTSH pas ndeshjes.



