Prononcimi i trajnerit të Kosovës, Franko Foda, pas ndeshjes, Kosovë-Turqi, 0-1
“Kam pasur arsyen time që kam ardhur te Kosova, qëllimi ishte Europiani që të kualifikohemi, sonte dështuam. Çdo gjë ka shkuar më shpejt se ç’kemi menduar. Qëllimi ynë mbetet Evropiani. Jo nuk e kam plan ta lë Kosovën, më pëlqen vendi dhe njerëzit.
Jemi të gjithë të mërzitur, deshëm të kualifikohemi të gjithë, dhe kjo ka qenë e mundur edhe kundër një Turqie. Jam mëse krenar me ekipin, gjithë ekipi e ka përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme, tashmë do të shikojmë përpara. E kemi parë sa entuziast është ky popull, ta shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Dua ta falënderoj të gjithë tifozët që ishin sonte me ne, që ishin në shtëpitë e tyre e që e përkrahën Kosovën në të gjithë vendet jashtë”, deklaroi ai.


