Prononcimi i trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova, pas ndeshjes, me Dinamon(4-5 me penallti)
Trajneri i Egnatias është shfaqur i mërzitur në intervistën për Supergol në RTSH pas finales së Kupës së Shqipërisë, që rrogozhinasit humbën pas gjuajtjes së penalltive.
“Mendoj që kemi qenë më superiorë në lojë. Jam i mërzitur për mënyrën se si shkoi. Nuk është e thëmë që një finale ta fitojë ekipi më i mirë. Penalltitë janë të paparashikuara.
Është hera e tretë që ne humbasim pas gjuajtjeve të penalltive (edhe në arenën ndërkombëtare). Duhet ta kishim mbyllur ndeshjen në kohën shtesë”, ka thënë mes të tjerash për emisionin Supergol në RTSH, trajneri i Egnatias, Edlir Tetova pas humbjes në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Dinamos.