Humbi me Elbasanin në shtëpi, trajneri i Laçit, Françesko Moriero: Gabime që ndodhin, por kam bindjen se skuadra e jonë mbijeton në Superiore

Prononcimi i trajneri të Laçit, Françesko Moriero, pas ndeshjes, Laçi-Elbasani, 0-1

“Pësuam gol në këndore, në një situatë që e kishim studiuar gjatë javës. Ne pastaj bëmë ndeshjen, ata nuk na rrezikuam, të reagonim nuk ishte e thjeshtë, gabuam shumë gjëra të thjeshta. Por edhe kjo është pjesë e futbollit, jemi rrëzuar shumë herë e jemi ngritur. Do ta bëjmë edhe këtë herë.

Melo u stërvit shumë pak këtë javë. Bullari dhe Traore bënë ndeshjen e tyre, unë bëra zgjedhjet e mia taktike, Muhabeti është i njëjti, kush nuk vrapon, nuk luan. Pashë që nuk po bënin atë që kërkoja, e dinë që kështu është me mua. Myrtja hyri mirë, pastaj vendosi të hedhë Melon se është më taktik, kur del një lojtar nuk është se e ngel në klasë. Doja të jepja më shumë intensitet lojës.

Gabime për shkak të presionit? Ne shohim ndeshje të Realit, Milanit e Interit e gabimet ndodhin, në futboll gabohet se përndryshe mbaron 0-0 ndeshje. Normale që do të rikuperosh dhe shumë herë ka situata në atë minutazhe të veçanta… Por djemtë u munduan të japin maksimumin në fushë. Nuk është se më duket se ata kanë bërë kushedi se çfarë.

Kemi gabuar, por ne kërkojmë gjithmonë pasimet, më pëlqen një ekip që luan futboll. Kur janë gabimet, nuk është se mund t’i kritikoj djemtë. Nuk i qortoj kur gabojnë, se përndryshe do të ndodhë si disa ekipe në Shqipëri që hedhin topin para dhe kush është, është.

Zëvendësimi në minutën e 42-të? Në atë moment mendova se ishte gjëja e duhur. Pastaj unë jam trajner dhe është normale që të thuash pas ndeshjes të presësh, por bëra këtë zgjedhje se mendova se ishte e logjikshme, për arsyen se ishim pak agresiv para. Ne jemi ekip me lojë agresiviteti e presingu, te djemtë mjafton njëri që të mos bëjë atë që kërkoj që skuadra të shkojë në vështirësi. Ndaj presioni duhet të jete total. Traore nuk po e bënte ndaj e ndryshova.

Përgatitëm këtë ndeshje që ta luanim në hapësirë, duke qenë se ata kishin tre në mesfushë. Në pjesën e dytë bëmë shumë më mirë se Prodani dhe Mjaki ishin lart. Edhe në ndryshimet e lojës merrnin topin. Në pjesën e parë nuk më pëlqeu agresiviteti i sulmuesve. Kur luan si ne, agresivitet në të gjithë fushën, duhet të kërkosh sfidën dhe të bësh më shumë se kundërshtari. Nëse bën trysni dhe të kalojnë, ekipi shkon në vështirësi.

Mbijetesa? Janë 5 ndeshje të rëndësishme, ashtu siç ishte e sotmja. Çdo ndeshje është e rëndësishme, për ne që kemi bërë një rrugëtim të rëndësishëm, e dimë që çdo ndeshje është thelbësore për ne. Kemi qenë pak pa fat në ndeshjet e mëparshme. Por për ne janë 5 finale, do të mundohemi të bëjmë pjesën tonë, të jemi të qetë, pa presion, të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Unë besoj te djemtë e mi, jam i sigurt që japin 100%. Mbase nuk mjafton në këto 5 ndeshje, por te ekipi im do bëjmë maksimumin”, tha Moriero për RTSH në fund të sfidës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu